ZYRTARE/ Bylis nuk ndalet në merkato, vjen firma me ish-in e Tiranës

Alban Çejku është futbollisti më i ri i Bylis. Pasi prezantuan maqedonasin, Darko Ilieski, te klubi ballshiot konfirmojnë një tjetër transferim në këtë merkato të janarit.

Çejku rikthehet në Shqipëri pas një aventure 1 vjeçare tek Dinamo e Ferizajit në Kosovë. Përsa i përket futbollit në vendin tonë, mesfushori 23 vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Teutës dhe gjithashtu ka luajtur për ekipet zinxhir të Tiranës, deri tek U21.

Lajme të tjera |  Largohet pas 3 vitesh, mesfushori shqiptar mbetet pa ekip

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us