ZYRTARE/ Bylis nuk vonon pas dorëheqjes së Nevil Dedes, klubi ballshiot prezanton trajnerin e ri

Gentian Mezani është trajneri i ri i Bylisit. Pas dorëheqjes së teknikut Nevil Dede, klubi ballshiot nuk ka vonuar dhe ka emëruar në krye të pankinës “timonierin” e njohur vlonjat.

Mezani është një njohës mjaft i mirë i Superiores, pasi më parë ka drejtuar ekipse si Flamurtari, Laçi apo Luftëtari i Gjirokastrës. Gjithashtu, 49-vjeçari ka aventurë edhe në Superligën e Kosovës, ku në dy periudha të ndryshme kohor ka qenë trajner i Gjilanit.

Njoftimi i klubit të Bylisit:

NJOFTIM!

Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona.

Lajme të tjera |  Partizani SURPRIZON në rrjetet sociale, uron për trofeun bardheblutë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us