ZYRTARE/ Chelsea i bën “dalje” Armando Brojës, klubi londinez i heq fanellën sulmuesit shqiptar

Armando Broja është çdo ditë e më larg Chelseat. Klubi londinez i ka dhënë fanellën me numër 19, sulmuesit Pedro Neto që u afrua këtë verë.

Vetë klubi ka postuar një foto në rrjetet sociale, që konfirmon këtë ndryshim. Këtë numër mbante Broja, që nuk llogaritet më për ekipin e parë.

Mbetet për t’u parë ku do vazhdojë karriera e tij, pasi ofertat nuk kanë munguar. Kujtojmë se pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Premier League e kaloi në huazim  te Fulham.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rubin Hebaj largohet nga Nasaf Qarshi, ish-sulmuesi i Partizanit firmos me klubin e Superligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us