ZYRTARE/ Debutoi kundër Shqipërisë në mars, klubi i Premier League rinovon me mbrojtësin

Sezonet e fundit, Dan Burn ishte një prej mbrojtësve titullarë të padiskutueshëm në formacionin e Newcastle United. Edhe pse sot në moshën 33-vjeçare, klubi bardhezi i Premier League ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin anglez.

Dan Burn ka rinovuar kontratën me Newcastle deri në qershor të vitit 2027. Kontrata e mëparshme e mbrojtësit 33-vjeçar me “qymyrxhinjtë” skadonte në fund të sezonit tjetër.

Megjithatë, me 45 paraqitje në të gjitha garat këtë kompeticion, Burn ka bindur Newcastlen ta mbajë edhe për dy vite. Këta të fundit e blenë mbrojtësin para tre vitesh nga Brighton për 15 milionë euro.

Lajme të tjera |  U shpall kampion i Italisë me Napolit, ish-lojtari i Shqipërisë uron Amir Rrahmanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us