I pensionuar nga futbolli i luajtur gati 4 vite më parë, Burim Kukeli është rikthyer sërish në skenë. Megjithatë, kësaj radhe jo për të mbajtur topin në këmbë, por për të udhëzuar.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e ekipit të Zyrihut U-21. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra zvicerane nëpërmjet një komunikimi zyrtar në faqen e klubit.
Drejtuesit e Zyrihut vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me trajnerin e U-21 Ricardo Moniz. Vendin e 60-vjeçarit holandez në stol tashmë e ka zënë 41-vjeçari shqiptar.
Burim Kukeli e ka drejtuar edhe më parë Zyrihun U-21 për 14 ndeshje, nga janari i 2023 deri në korrik të 2023. Me Kombëtaren shqiptare, ish-mesfushori nga Gjakova regjistroi 27 paraqitje.