Kastriot Selmani ka mbylluar aventurën e tij te Drita. 25-vjeçari largohet nga ekipi pas një periudhe 3–vjeçare, ku në këtë sezon ia doli të fitonte edhe titullin kampion me bardheblutë.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nga Kosova nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Drita falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron shumë suksese në karrierë.
“Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne
Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët.
Suksese në vazhdim Kaci dhe paq fat????11????”,shkruan klubi. Ndërkohë prej javësh tashmë flitet që sulmuesi do të transferohet në Shqipëri, ku do t’i bashkohet Egnatias për sezonin e ri.