Pasi njoftuan për drejtorin e ri sportiv, Kukësi ka bërë me dije edhe kush do të jetë trajneri për sezonin e ardhshëm. Sadat Pajaziti do të jetë në stolin e verilindorëve për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kukësi përmes një postimi në rrjetet sociale. Pasi mbylli bashkëpunimin me Apoloninë në muajin mars, Sadat Pajaziti do të drejtojë verilindorët.
Postimi i plotë i Kukësit:
Sedat Pajaziti është trajneri i ri i FK Kukësit!
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Sedat Pajaziti do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për dy sezonet e ardhshme!
Me një karrierë të pasur në kampionatin shqiptare dhe jo vetëm, e me një qasje profesionale moderne, Pajaziti sjell eksperiencë, disiplinë dhe pasion!
Ai ka drejtuar më parë ekipe të njohura në Shqipëri e Kosovë dhe ka ndërtuar një reputacion si një trajner punëtor, që beson te puna me grupin dhe zhvillimi i lojtarëve.
Objektivi është i qartë: së bashku të rikthejmë Kukësin në krye të futbollit shqiptar!
Mirë se erdhe profesor. Le të fillojë kapitulli i ri!