ZYRTARE/ Edin Dzeko rikthehet në Serie A, “bomberi” boshnjak firmos me klubin e njohurh

Pas dy sezonesh në Superligën turke, Edin Dzeko është larguar nga skuadra e Fenerbahces. Sulmuesi i kombëtares së Bosnie & Hercegovinës, është rikthyer të luajë në Serie A.

Edin Dzeko është lojtari më i ri i Fiorentinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi toskan, i cili ka prezantuar 39-vjeçarin si afrimin më të ri. Fiorentina e përfitoi falas boshnjakun pasi i përfundoi kontrata me turqit.

Edin Dzeko do të jetë pjesë e “vjollcëve” deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Pas ekperiencave me Romën dhe Interin, tek Fiorentina do të jetë e treta e 39-vjeçarit në Itali.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Egnatia nuk ka të ndalur, rrogozhinasit përforcohen me mbrojtësin nga akademia e Barcelonës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us