ZYRTARE/ Egnatia apo Tirana? Albano Aleksi firmos kontratë 3-vjeçare

Albano Aleksi do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Palët kanë rinovuar kontratën mes tyre për 3 vitet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Paraqitjet e mesfushorit me kampionët ka bërë që drejtuesit ta “blindojnë” edhe për sezonet e ardhshme, duke i besuar kështu eksperiencës së 32-vjeçarit.

“Albano Aleksi qëndron tek kampionët!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera.

Suksese!”, ka shkruar klubi rrogozhinas. Siç dihet, Aleksi ishte në “radarët” e Tiranës, me bardheblutë që dëshironin rikthimin e tij në kreyqytet, por tashmë duhet të kthejnë vështrimin diku tjetër.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ilir Daja do një mesfushor, Dinamo “peshkon” kapitenin e kryeqytetasve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us