ZYRTARE/ Egnatia krijon sulmin e “frikshëm”, klubi rrogozhinas transferon 21-vjeçarin armen

Misak Hakobyan është futbollisti më i ri i Egnatias. Sulmuesi 21-vjeçar, ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Ararat Armenia, të paktën për këtë sezon.

Kjo pasi Hakobyan do të transferohet tek Egnatia në formë huazimi. Pasi mbylli huazimin e tij tek BKMA Yerevan, 21-vjeçar armen tashmë është transferuar tek kampionët e Shqipërisë.

Kujtojmë se ky është një tjetër afrim për Egnatian në repartin e sulmit. Pas Kastriot Selmanit nga skuadra e Dritës, tashmë Misak Hakobyan është transferimi i radhës, duke krijuar një ofensivë të “frikshme”.

Ndërkohë që lajmin për transferimin e 21-vjeçarit tek Egnatia, e ka bërë të ditur vetë klubi Ararat Armenia në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Klubi nga Superliga kërkon yllin e Manchester Cityt, pritet përgjigja e portugezit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us