ZYRTARE/ Egnatia “tmerron” rivalët, rikthen në Shqipëri ish-golashënuesin e Superiores

Egnatia nuk ka ndërmend të ndalet. Rrogozhinasit kanë prezantuar lojtarin e radhës në këtë merkato.

Saliou Guindo ëhstë futbollisti më i ri i Egnatias. Ish-sulmuesi i Laçit ka firmosur me kampionët dhe tashmë në Rrogozhinë “zgjidhin” problemin e golave.

“Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.

Sulmuesi i njohur për kampionatin Shqiptar është afrimi më i fundit i Presidentit Demrozi.

Pas firmosjes së kontratave , futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje”, ka shkruar klubi kampion. Kujtojmë se Guindo e njeh mirë Superioren, pasi para 2 sezonesh ka qenë pjesë e Laçit, ku ka fituar madje edhe çmimin e golashënuesit të kampionatit.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us