Skuadra e Elbasanit është fokusur te përforcimet në vigjilje të sezonit të ri, aty ku pretendimet janë të mëdha. I fundit që ka firmosur me elbasanasit është Glenis Belloj.
Mesfushori me tipare defensive ka qenë me herët pjesë e moshave të Elbasanit, ndërsa tashëm është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. Ka qenë vetë klubi, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale për 19-vjeçarin.
Po ashtu, vlen të përmendim se Glenis është integruar edhe në moshat U-19 te Shqipëria, tregues se Elbasani ka një “diamant” në duart e tij. Ja postimi i plotë nga klubi:
“Glenis Belloj zyrtarisht në ‘skenën’ e profesionistëve! Talenti 19-vjeçar pjese e Përfaqësueses së Shqipërisë U-19 hedh firmën duke iu bashkuar ekipit të parë verdheblu. Mirë se erdhe Glenis!