ZYRTARE/ Elbasani shton kualitetin në mesfushë, ish-i i Partizanit vishet verdheblu

Elbasani ka vepruar ditën e sotme në merkato duke afruar një ish-lojtar të Partizanit. Donart Ibraimi është lojtari më i ri i verdhebluve i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superiores.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Elbasani përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku prezantohet mesfushori 21-vjeçar. “Mirë se erdhe në Elbasan, Donart!”, shkruan ekipi verdheblu.

Donart Ibraimi mbylli aventurën e tij me Voska Sportin në Maqedoni dhe do të luajë sezonin tjetër në Shqipëri. Donart Ibraimi më parë ka qenë pjesë e Partizanit U-21 dhe sezonin e ardhshëm do të sfidojë ish-ekipin e tij.

Lajme të tjera |  “Plas” te Interi, Lautaro sulmon ashpër Çalhanoglun: Ai që nuk dëshiron të qëndrojë…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us