ZYRTARE/ Etapë e re zhvillimi, Teuta prezanton presidentin e ri të klubit

Fatos Troplini do të jetë presidenti i ri i klubit të Teutës. Pas largimit të Edmond Hasanbellit, është pikërisht Troplini ai që ka marrë në dorë klubin durrsak, tek të cilët do të investojë.

Klubi i Teutës e quan këtë ndryshim si një etapë të re zhvillimi. Ndër të tjera, klubi i Superiores ka prezantuar edhe trajnerin e rid he gjithë stafin. Trajner do të jetë Enkeleid Dobi, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar Renato Arapi.

Njoftimi i klubit të Teutës:

KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ.
Durrës, 7 Korrik 2025 – KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak.
Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi.
Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.
Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.
KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ E do Pelegrini, klubi spanjoll vendoset pas Kristjan Asllanit. Zbulohen detajet e para

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us