Vincenzo Montella do të vazhdojë që të jetë trajner i përfaqësueses së Turqisë. Pavarësisht aludimeve për një largim, tekniku 51-vjeçar dhe Federata Turke e Futbollit kanë rënë dakord për rinvoimin.

Vincenzo Montella
Italiani do të jetë në krye të pankinës turke deri në “Euro 2028”. Federata i beson ende aftësive të Montellas, i cili duket se ka edhe mbështetjen e të gjithë lojtarëve.
Kujtojmë se 51-vjeçari është trajner i Turqisë prej shtatorit të vitit 2023. Montella e ka drejtuar përfaqësuesen turke në 23 ndeshje, duke fituar 12, barazuar 4 dhe humbur 7.