ZYRTARE/ Flamurtari “BIG” për Superioren, vlonjatët prezantojnë ish-in e Portos

Flamurtari ka bërë një “goditje” fantastike, teksa ka afruar në ekip si pjesë të stafit Anibal Gonzalez. Ky i fundit do të mbajë tek vlonjatët rolin e përgatitësit atletik, teksa ka një të shkuar mjaft fantastike.

Në të shkuarën, Gonzales e ka mbajtur të njëjtin rol edhe në skuadra si Porto në Portugali, Rayo Vallecano në Spanjë, Okushima Vortis në Japoni, por edhe në Meksikë, tek Club Necaxa dhe Cimarrones de Sonora.

Tashmë, ai do të punojë krah trajnerit Carlos Garcia duke nisur nga dita e sotme. Pikërisht sot, ishte dita që Flamurtari njoftoi mbi përgatitjet. Klubi vlonjat do të stërvitet në Maqedoninë e Veriut duke nisur nga dita e hënë.

Lajme të tjera |  E konfirmuar! Zgjedhje e çuditshme për futbollistin e Kombëtares, ndryshon formula e largimit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us