ZYRTARE/ Flamurtari ‘blindon’ mbrojtjen, prezantohet ish-lojtari i Kombëtares

Albi Alla është lojtari më i ri i Flamurtarit. Pas prezantimit të mbrojtësit, Sodiqa Atanda, klubi kuqezi bën një tjetër goditje, po në repartin difensiv, duke e blinduar atë.

Alla vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Teutën me të cilët nuk luajti pothuajse fare për shkak të një dëmtimi të rëndë. Tashmë, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, me të cilët ka luajtur 1 ndeshje në vitin 2017, vendos të rikthehet te Flamurtari.

Te vlonjatët, Alla ka luajtur ehde më parë, nga gushti i vitit 2018, deri në shkurt të 2019. Gjithashtu, 31 vjeçari ka luajtur edhe për ekipe si Ergotelis, Fokikos dhe Panachaiki në Greqi, por edhe për Skënderbeun, Bylisin, Kukësi, Flamurtarin, Laçin dhe Teutën.

Lajme të tjera |  Sisinjo dhe Roberto Kalos kanë qenë këtu”, drejtori turk për Rei Manajn: Çdo lojtar që…

Gjithashtu, Alla ka patur eksperiencë edhe në Kinë, ku ka mbajtur veshur fanellën e YB Funde, SX Chang’an At, Cuju dhe NJ City.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us