ZYRTARE/ Goditje fantastike në merkato, Dinamo përforcon sulmin me talentin 19-vjeçar

Hekuran Berisha është futbollisti më i ri i Dinamos. 19-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Kosovë me Dukagjinin, për të nisur një të re me skuadrën e Ilir Dajës.

Berisha luan në rolin e qendërsulmuesit, teksa është formuar pikërisht tek Dukagjini. Në sezonin që lamë pas, 19-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 37 ndeshje, Berisha shënoi 13 gola e asistoi në 4 të tjerë.

Njoftimi i klubit të Dinamos:

Mirë se vjen Hekuran Berisha!
Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ai është 19 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërsulmuesit. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. Ai vlerësohet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Dinamo City.
Suksese Hekuran Berisha me fanellën blu!

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vjen largimi i radhës tek Tirana, sulmuesi i jep lamtumirën klubit kryeqytetas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us