ZYRTARE/ Humbja e fundit fatale, Milan shkarkon trajnerin

Humbja e fundit e Milan U23 përballë Pescaras ka rezultuar fatale për trajnerin, Daniele Bonera. Ky i fundit është shkarkuar nga posti që mbante, duke mos toleruar formën e dobët të ekipit.

Kujtojmë që 43-vjeçari italian e nisi aventurën e tij si trajneri i Milan U23, në qershor të vitit 2024. Megjithatë, aventura e tij nuk zgjati as një vit, pasi skuadra kuqezi rrezikon rënien në Serie D.

Aktualisht, Milan U23 mban vendin e 18-të në tabelën e renditjes, teksa militon në grupin B të Serie C. Ndërsa klubi italian njofton se Mauro Tassotti do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit kuqezi.

Lajme të tjera |  U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us