ZYRTARE/ Humbja në finale sjell ndryshime, Thomas Brdaric largohet nga Vllaznia

Klubi i Vllaznisë ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme pas humbjes në finale ndaj Egnatias. Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i skuadrës shkodrane.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vllaznia përmes një mesazhi në faqen zyrtare të klubit. “KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdaric.

Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan klubi kuqeblu në faqen zyrtare.

Nën drejtimin e teknikut gjerman këtë sezon, Vllaznia shkoi në finalen e “Final 4” dhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Lajme të tjera |  Fituan titullin e dytë radhazi, reagon zyrtari i Egnatias

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us