ZYRTARE/ I harruar tërësisht nga fansat, Monza godet në merkato dhe transferon ish-in e Interit

Duke u përpjekur të rrisë shpresat e të qëndruar në Serie A, Monza ka bërë një goditje në merkato ditën e sotme. Keita Balde është lojtari më i ri i skuadrës italiane.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Monzës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Sulmuesi senegalez do të jetë pjesë e klubit italian deri në përfundimin e sezonit aktual.

Balde ka zgjedhur të mbajë në shpinë numrin 17 në fanellën e Monzës. Sulmuesi 29-vjeçar ka bërë pjesë më parë në Itali duke veshur fanellat e Interit, Lazios, Sampdorias dhe Cagliarit.

Lajme të tjera |  Partizani SURPRIZON në rrjetet sociale, uron për trofeun bardheblutë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us