Gjelbrim Taipi ka marrë një vendim drastik në karrierën e tij. Mesfushori 32-vjeçar është larguar nga Partizani përfundimisht, duke e konfirmuar këtë edhe në rrjetet sociale.
Gjelbrim Taipi ka falenderuar “Demat e Kuq” me një postim në InstaStory. “Faleminderit Partizani. Falenderoj presidencën për këto 2 vite të bukura. Përgjithmonë tifoz i juaji”, shkruan 32-vjeçari.
Gjelbrim Taipi veshi fanellën e Partizanit për dy sezone, duke u larguar nga Kukësi në verën e vitit 2023. Me Partizanin këtë sezon, mesfushori regjistroi 30 paraqitje në Superiore, një gol dhe 4 asiste.