ZYRTARE/ I solli Erzenit 175 mijë euro, shqiptari nga Ilirida prezantohet në ligën boshnjake

Ish-i i Superiores rikthehet sërish në Ballkan, por kësaj here jo në Shqipëri. Nehar Sadiki është bërë pjesë zyrtarisht e klubit Igman Konjic në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shqiptari që u aktivizua tek Erzeni nga viti 2022 deri në vitin 2024, tashmë shkon në një ligë të ngjashme me atë të vendit tonë. Lëvizja në ligën boshnjake e ish-kapitenit të shijakasve u realizua për vlerën e 100 mijë eurove. Ky çmim iu pagua klubit rus, Khabarovsk që gëzonte kartonin e shqiptarit nga Ilirida që prej largimit nga blutë e Kategorisë së Parë. Në merkaton e verës së kaluar, 175 mijë euro derdhën rusët për të marrë shërbiemt e lojtarit nga Kumanova.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

26 vjeçari i cili zyrtarisht përfaqëson Maqedoninë e Veriut, në peridhën 2 vjeçare në Shijak ka mbajtur shiritin e kapitenit, teksa në vendin tonë nuk numëron tjetër paraqitje për ndonjë skuadër tjetër veçse Erzenit. Mbrojtësi ka përgjithësisht një karrierë të pasur në vendin fqinj të Maqedonisë, me shumë klube.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us