ZYRTARE/ Interi i bën të papriturën Asllanit, zikaltrit prezantojnë mesfushorin

Pas finales katastrofike ndaj PSG-së, Interi e ka mbledhur veten dhe ka vepruar në merkato. Transferimi më i ri i zikaltërve është nga kampionati kroat dhe quhet Petar Sucic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Interi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Mesfushori 21-vjeçar i cili ishte shok skuadre me Arbër Hoxhën, ka mbyllur aventurën me Dinamon e Zagrebit për t’u transferuar tek Interi.

Këta të fundit kanë paguar 14 milionë euro për të transferuar Sucicin në Milano, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare. Tashmë në kampin e Interit është rritur konkurrenca e Kristjan Asllanit.

 

Lajme të tjera |  Rikthehen emocionet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në fushë zbresin Kroacia, Belgjika, Italia, Mali i Zi dhe Çekia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us