ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Interit njofton tërheqjen nga futbolli: Shihemi së shpejti

Antonio Candreva i mbetur pa ekip që nga vera e vitit të kaluar, është tërhequr përfundimisht nga futbolli. Është vetë ish-futbollisti që ka njoftuar këtë vendim përmes një mesazhi emocionues në rrjetet e tij sociale.

“I dashur futboll, sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, ka ardhur koha të them lamtumirë. Këtu, në “San Siro”, ku luajta ndeshjen time të fundit. 30 vite më parë filloi udhëtimi me ty, midis gëzimeve dhe pikëllimeve, sakrificave dhe fitoreve ee sigurisht shumë emocione e konsiderova si një fillim të ri, shihemi së shpejti”, shkruan Candreva.

Pasi mbylli bashkëpunimin me Salernitanën verën e kaluar, Candreva mbeti pa ekip. Anësori 38-vjeçar luajti gjatë gjithë karrierës së tij për klube të mëdha në Itali si Udinese, Juventus, Lazio, Inter, Sampdoria dhe Salernitana.

Lajme të tjera |  Nga kategoritë e ulëta portugeze, deri te ëndrra e plotësuar me Liverpool! Kush ishte Diogo Jota, futbollisti që “shokoi” botën me vdekjen e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us