Një legjendë e futbollit spanjoll dhe atij italian do të varë “këpucët në gozhdë” të shtunën e 24 majit. Bëhet fjalë për sulmuesin Jose Maria Callejon që do të tërhiqet nga futbolli.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Marbellës ku luan aktualisht 38-vjeçari. Të shtunën, ekipi i Callejon do të luajë ndeshjen e fundit të kategorisë së tretë spanjolle ndaj Antequeras.
Këtë sezon me fanellën e Marbellas, sulmuesi spanjoll ka arritur të realizojë 10 gola dhe po aq asiste. Jose Maria Callejon është një lojtar i dalë nga akademia e Real Madridit, duke luajtur me ta, më pas me Espanyolin, Napolin për një kohë të gjatë, Fiorentinën, Granadën ku luajti krah Myrto Uzunit dhe së fundmi Marbella.