ZYRTARE/ Juventusi bën merkato në Holandë, “zonja e vjetër” shton alternativat në mbrojtje

Juventusi ka bërë “goditjen” e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Shane van Aarle, i cili është konfirmuar si lojtari më i ri i bardhezinjve, por që do të bëhet pjesë e “zonjës së vjetër” më 1 korrik.

Shane van Aarle është një mbrojtës holandez 18-vjeçar që bën pjesë në skuadën e FC Eindhoven në kategorinë e dytë të Holandës. Lajmi për kalimin e mbrojtësit në skuadrën torineze është bërë i ditur nga vetë klubi holandez.

Van Aarle ka firmosur një kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2029. Mbrojtësi 18-vjeçar do të luajë fillimisht për Juventus Next Gen (Juventusi U-23), por pritet që të bëhet dhe pjesë e ekipit të parë të bardhezinjve.

Lajme të tjera |  Marash Kumbulla sfidon Lamine Yamal, Hansi Flick: Espanyol, derbi i rrezikshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us