ZYRTARE/ Ka drejtuar Romën më parë, ekipi i shqiptarëve prezanton trajnerin e ri

Pavarësisht se siguruan pjesëmarrjen në Serie A për sezonin e ardhshëm, Leçe nuk do të vazhdojë me Giampaolon në stol. Skuadra italiane ka arritur marrëveshjen me Eusebio Di Francescon.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Leçes përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Tekniku 55-vjeçar që sezonin e kaluar drejtoi Venezian, do të jetë në krye të Leçes deri sezonin e ardhshëm.

Objektivi i ekipit italian që i është vënë Di Francescos është qëndrimi në Serie A. trajneri 55-vjeçar që më parë ka drejtuar edhe Romën, këtë sezon do të udhëzojë Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us