ZYRTARE/ Kampion me Egnatian në Superiore, Flamurtari bën goditjen “BIG”

Stivian Janku është transferuar në Vlorë. Flamurtari vazhdon të përforcojë ekipin në këtë periudhë, me vlonjatët që synojnë të fitojnë titullin dhe të sigurojnë ngjitjen në Superiore.

Palët kanë firmosur mes tyre kontratën dhe në këtë mënyrë do të bashkëpunojnë në pjesën e dytë të sezonit. 27-vjeçari vjen nga skuadra e Ferronikelit, ku luajti në pjesën e parë të sezonit.

Ndërkohë në Superiore ia ka dalë të fitojë titullin kampion me Egnatian. Eksperienca e tij do të ndihmojë vlonjatët, teksa do të jetë një “armë” plus për Andrea Agostinellin.

Lajme të tjera |  Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet prag Izraelit: Mora në telefon prindërit sapo më erdhi ftesa, jap maksimumin për fanellën!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us