ZYRTARE/ Kampioni i Italisë nuk do të vendoset të dielën, ZBULONI se kur zbresin në fushë Inter dhe Napoli

Napoli dhe Inter janë akoma në garë për titullin kampion të Serie A italiane. Gjithçka ka mbetur të luhet në javën e fundit, atë të 38-të të kampionatit italian, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të dielën.

Por jo, Napoli dhe Inter do të zbresin në fushë ditën e premte. Skuadra e Antonio Contes do të përballet me Venezian, ndërsa “djemtë” e Simone Inzaghit do të masin forcat me Como. Këto dy sfida do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 20:45.

Vlen të përmendet se Interi kërkoi që të luante të enjten në darkë përballë Comos, për shkak të impenjimit në finalen e UEFA Champions League, e cila do të zhvillohet të shtunën e 31 majit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ PSG çudit në merkato, synon të rikthejë italianin në ekip

Megjithatë, gjithçka është e vendosur dhe skuadrat do të zbresin në fushë për të kërkuar trofeun këtë të premte.

Kujtojmë se pas 37 javësh të luajtura, napoletanët mbajnë vendin e parë në renditje me 79 pikë. Në krahun tjetër, me 78 pikë, Interi renditet i dyti në tabelën e klasifikimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us