ZYRTARE/ Katari emëron trajnerin e ri, ish-tekniku i Realit merr drejtimin e shtetit aziatik

Pas gati katër muajsh i papunë, Julen Lopetegui është rikthyer në stol. Ish-trajneri i Spanjës dhe i West Ham herën e fundit, 58-vjeçari është tekniku i ri i Kombëtares së Katarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë përfaqësuesja aziatik nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Lopetegui ka firmosur një kontratë me Katarin që do ta mbajë deri në qershor të vitit 2027.

Objektivi i shtetit aziatik është të shkojë në Kupën e Botës 2026 nën drejtimin e Lopeteguit. Aventura e fundit e 58-vjeçarit ishte me West Ham, ku u emërua më 1 korrik të vitit të kaluar, por u nda me ekipin më 8 janar të këtij viti.

Lajme të tjera |  “Kënaqësi të fitosh Kupën, jam në shtëpinë time”, Ilir Daja: Nuk e kam mendjen te Vllaznia, por kalendari mund të menaxhohej më mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us