ZYRTARE/ Klodian Duro rikthehet në stol, ish-futbollisti i kombëtares merr drejtimin e klubit shqiptar

Pas gati dy vitesh mungesë në futboll, Klodian Duro tashmë është rikthyer sërish në punë. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e Lirisë në Ligën e Parë të Kosovës.

Më parë, Duro ka drejtuar ekipe si Kukësi, Kamza, Luftëtari, Feronikeli, Lushnja dhe Gjilani. Lajmin për marrjen e drejtimit të Lirisë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton.”, shkruan Liria.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U përfol për një kalim të Vllaznia, mbrojtësi “tradhton” shkodranët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us