ZYRTARE/ Klubi italian i jep lamtumirën, futbollisti i Kombëtares mbetet pa ekip

Elhan Kastrati nuk është më pjesë e ekipit të Cittadellës, ekip i Serie B. Pas aventurë 5 vjeçare, portieri i Kombëtares shqiptare dhe klubi italian kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit.

28-vjeçari ka qenë padiskutim një nga pikat më të forta të ekipit italian. Kastrati ka luajtur 161 ndeshje me Cittadella, teksa ia ka dalë që të mbajë portën e paprekur në 51 prej tyre.

Pritet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën portieri kuqezi. Kujtojmë se 28-vjeçari e ka nisur karrierën tek Teuta, për të shkuar më pas në Itali, ku ka luajtur për ekipe si Curi Juniores, Pescara, Piacenza dhe Trapani.

Lajme të tjera |  “Kam idhull Ivan Raketic”, mesfushori i Kombëtares në “qiellin e shtatë” pas transferimit te kampionët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us