ZYRTARE/ Klubi shqiptar afron talentin në skuadër, sulmuesi transferohet tek rivalët

Vebi Islami është zyrtarisht lojtari më i ri i Strugës. Klubi shqiptar përforcohet me sulmuesin e talentuar në këtë merkato.

Struganët kanë prezantuar afrimin e ri nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e klubit. Lojtari shqiptar luan në rolin e golashënuesit dhe ka luajtur më parë për Shkëndijën e Tetovës. 18 vjeçari ndërron ambient në Maqedonin e Veriut duke u zhvendosur në ish-klubin e Zguros.

Për shkak të moshës së re, futbollisti shqiptar nga Ilirida konsiderohet një aset i vlefshëm që mund të dhurojë shumë për këdo ekip në ligën maqedonase.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nico Williams i "PLAS BOMBËN” Barcelonës, firmos me klubin tjetër spanjoll deri në vitin 2035

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us