Para pak ditësh, “Newsport.al” kishte konfirmuar se Ildi Gruda do t’i jepte fund aventurës së tij me Vllazninë. Ashtu ka ndodhur dhe ditën e sotme sulmuesi shkodran ka firmosur me klubin e tij të ri.
Ildi Gruda do të jetë lojtari më i ri i Egnatias, për të paktën 2 vitet e ardhshme siç ka firmosur në kontratë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Shqipërisë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Njoftimi zyrtar i Egnatias:
Ildi Gruda pjesë e kampionëve.
Futbollisti dhe Presidenti Demrozi kanë firmosur një kontratë 2 vjecare me klubin deri në Qershor 2027.
Pas konfirmimit të regjistrimit nga Federata Shqiptare e Futbollit , futbollisti u bë pjesë e listës për ndeshjet eleminatore të UEFA Champions League.