ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Egnatia prezanton sulmuesin e bardhebluve

Kastriot Selami tashmë zyrtarisht është pjesë e Egnatias. Sulmuesi është prezantuar para pak minutash nga Agim Demrozi.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 2-vjeçare, me lojtarin që nis kështu aventurën e re te kampionët. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi, ndërsa i urojnë suksese sulmuesi me fanellën e rrogozhinasve.

“Kastriot Selmani pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet.Mirë se erdhe dhe suksese! “, ka shkruar klubi rrogozhinas.

Kujtojmë se 25-vjeçari mbylli aventurën e tij me Dritën në Superligën e Kosovës. Në sezonin që kaloi luajti në 40 ndeshje, ku arriti të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste, teksa me bardheblutë u shpall edhe kampion.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga Flamurtari, bomberi “braktis” vlonjatët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us