ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, Egnatia prezanton mesfushorin që “rrëmbeu” nga rivalët

Tashmë zyrtare edhe nga Egnatia, Flamur Ruçi është futbollisti më i ri i kampionëve. Edhe pse dihej prej javësh, klubi rrogozhinas nga konfirmuar sot transferimin e mesfushorit.

Ruçi mbylli aventurën e tij me Bylisin, për të nisur një të re me kampionët e Superiores. Ndërkohë që me Egnatian, mesfushori 23-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.

“Flamur Ruçi pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mesfushori ka nënshkruar kontratën për tre vitet e ardhshme.Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkruan klubi rrogozhinas.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rubin Hebaj largohet nga Nasaf Qarshi, ish-sulmuesi i Partizanit firmos me klubin e Superligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us