ZYRTARE/ Kukësi njofton largimin e trajnerit, Çela tashmë pjesë e Besës

Në finalen e Superkupës së Shqipërisë u konfirmua se Emiljano Çela do të bashkohej me ekipin e Besës së Kavajës duke zënë vendin e Mirel Josës si trajner.

Tashmë ka ardhur dhe konfirmimi nga Kukësi për largimin e teknikut 39-vjeçar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.

FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.

FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit.

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us