ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet me prezantimet, këtë herë i beson “djalit” të shtëpisë

Kukësi nuk ka ndërmend të ndalet. Verilindorët brenda pak minutash kanë zyrtarizuar lojtarin e dytë për ditën e sotme.

Lorik Halili është futbollisti më i ri që bëhet pjesë e kuksianëve. 17-vjeçari nga ekiet e moshave, tashmë do të ketë mundësinë të kontribuojë për ekipin A, ndërsa shton konkurencën në mesin e fushës.

“WELCOME LORIK HALILI!

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Lorik Halili do të jetë pjesë e skuadrës sonë!

17-vjeçari kuksian ka qenë pjesë e moshave të Kukësit dhe këtë sezon, do të jetë pjesë e skuadrës së parë, duke shtuar vlerat në mesfushë.

Mirë se vjen dhe suksese Lorik! ????????”,shkruhet në postim.

Lajme të tjera |  “Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us