ZYRTARE/ Laçi prezanton trajnerin e ri, firmos portugezi Amorim

Laçi tashmë është me trajner të ri. Klubi kurbinas ka gjetur zëvendësuesin e të larguarit, Francesco Moriero. Vendin e teknikut italian, do ta marrë portugezi Rui Amorim.

Ky i fundit vjen në Shqipëri, pas aventurave të gjata si trajner në Portugali, por edhe në Çeki. Në të shkuarën, 48-vjeçari ka drejtuar ekipe si Boavista, Mirandela, Branco, Santa Clara dhe Znojmo.

Njoftimi i Klubit të Laçit:

KF LAÇI ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.

KF LAÇI i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re!

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Merr fund “telenovela” te Flamurtari, klubi prezanton ish-trajnerin e Udineses

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us