ZYRTARE/ Largim me peshë nga Egnatia, mesfushori i jep lamtumirën kampionëve

Pasi arriti të fitojë dy tituj kampion në Shqipëri, Arbin Zejnullai ka vendosur të largohet përfundimisht nga Egnatia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori 26-vjeçar në rrjetet e tij sociale.

“Faleminderit Egnatia-Faleminderit Rrogozhine!

Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë. Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit,të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.

Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time. Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.

Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju.

Lajme të tjera |  “Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët

Me respekt dhe dashuri,

Bini!”, shkruan Arbin Zejnullai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us