ZYRTARE/ Largim me “peshë” nga Flamurtari, ish-i i Partizanit i jep lamtumirën vlonjatëve

Sodiq Atanda nuk është më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mbrojtësi nigerian ka vendosur të largohet nga vlonjtatët vetëm pas 1 viti aventurë me ta, në Kategorinë e Parë.

Tashmë, pas ngjitjes në Superiore është vetë futbollisti që ka njoftuar largimin.

“Që nga sot nuk jam më lojtar i Flamurtarit. Falënderoj presidentin, stafin, shokët e ekipit dhe tifozët e mrekullueshëm. Ju uroj gjithë të mirat”, shkruan Atanda në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Atanda ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar. Para se të transferohej te Flamurtari, nigeriani 31-vjeçar ka luajture për Erzenin, Egnatian, Partizanin dhe Apoloninë.

Lajme të tjera |  Aventura në Conference League, Partizani do ta luajë në kryeqytet sfidën përballë estonezëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us