ZYRTARE/ Largimi më surprizues, 27-vjeçari i jep lamtumirën Vllaznisë

Ardit Deliu nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Mesfushori 27-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me klubin shkodran vetëm pas një sezoni në mënyrë surprizuese.

Është vetë Deliu, i cili ka njoftuar largimin nga kuqeblutë. “Falemninderit KF Vllaznia”, shkruan mesfushori në “InstaStory”, duke i dhënë kështu lamtumirën shkodranëve.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Deliu ishte një nga lojtarët kyç të kuqebluve. Mesfushori mori pjesë ne 30 ndeshje, duke ia dalë që të shënonte 1 gol dhe të asistonte në 2 të tjerë.

ZYRTARE/ Largimi më surprizues, 27-vjeçari i jep lamtumirën

Postimi i Ardit Deliut
Lajme të tjera |  VIDEO/ Nga shqiponjat dykrenare e fëmijëve te vërshëllimat që shurdhuan kapitenin Mitroviç, shikoni çfarë ndodhi gjatë himnit të Serbisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us