Largimet nga Tirana nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që 3 lojtarët e fundit që i kanë dhënë lamtumirën klubit bardheblu janë portieri Selmani, mbrojtësi Gledi Mici dhe mesfushori Erisildo Smaçi.
Klubi bardheblu ka publikuar së fundmi 3 futbollistët, duke falënderuar secilin prej tyre për kontributin e dhënë me fanellën bardheblu. Vlen të theksohet se këto 3 largime, lënë hapësira të tjera boshe në organikën e kryeqytetasve.
Përsa i përket Gentian Selmanit, portieri ka arritur akord me Teutën dhe pritet zyrtarizimi. Ndërkohë që Gledi Mici i është bashkuar Strugës, e në krahun tjetër Smaçi është në kërkim të një ekipi.