ZYRTARE/ Largohet nga Empoli dhe mbetet në Itali , kapiteni i Kombëtares firmos me skuadrën e re

Adi Kurti tashmë edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Veronës. Këto të fundit kanë blerë tashmë përfundimisht kartonin e shqiptarit nga skuadra e Empolit.

19-vjeçari ka firmosur me Veronën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028. Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Paraqitjet e mira të kapitenit të Kombëtares U-19 me Veronën në sezonin që u mbyll në Primavera ka bindur drejtuesit. Kurti luajti në 31 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Lajme të tjera |  10 milionë euro të pamundura, Ernest Muçi mund të bëjë RIKTHIMIN e bujshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us