ZYRTARE/ Lazio “blindon” krahun e mbrojtjes, rritet më shumë konkurrenca e Hysajt

Lazio ka përforcuar ekipin me blerjen më të re në merkaton e verës. Bëhet fjalë për të huazuarin Nuno Tavares, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Lazios si lojtar i blerë nga ata.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas i Italisë përmes një postimi në faqen zyrtare. Klubi i Lazios ka paguar 5 milionë euro për të transferuar përfundimisht Nunon nga Arsenali.

Më firmën e porugezit së fundmi, është rritur edhe më shumë konkurrenca e Hysajt në Itali. Nuno Tavares ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Lazion deri në fund të sezonit të 2028.

Lajme të tjera |  “Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë”, Gjimshiti: Kam një porosi nga gjyshërit për këtë ndeshje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us