ZYRTARE/ Lëvizje surprizë nga Vllaznia, shkodranët huazojnë 19-vjeçarin në Kosovë

Egert Selmani nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit. Shkodrani do të vazhdojë karrierën te Ferronikeli në Superligë e Kosovës.

Vllaznia ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me skuadrën nga Kosova për huazimin e lojtarit. 19-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e Ferronikelit për 1 vit.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Klubin e Superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74” për huazimin e futbollistit Egert Selmani për një periudhë njëvjeçare.

KF Vllaznia i uron futbollistit të saj suksese në këtë përvojë të re në karrierën e tij!

#kfvllaznia #egertselmani #fcferonikeli74”, ka shkruar Vllaznia.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Klubi i prish kontratën, ish-i i Partizanit ZYRTARISHT del lojtar i lirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us