Alpaslan Erdem nuk do të jetë më trajner i skuadërs së Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kryeqytetasit bëjnë me dije se palët janë ndarë me marrëveshje mes tyre, duke bërë kështu të ndërpresin edhe kontratën në mënyrë të dyanshme. Humbja e fundit ndaj Vardarit siç duket ka “mbushur kupën” dhe palët të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
“Faleminderit, Alpasla Erdem!
FC Shkupi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Alpaslan Erdem.
I jemi thellësisht mirënjohës trajnerit Erdem për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij maksimal gjatë qëndrimit në klub, e që përfundon sot, me marrëveshje të dyanshme!
Klubi i uron shumë sukses në rrugëtimin e tij të mëtejshëm profesional dhe personal”, shkruan klubi.
Ndërkohë kujtojmë se në kampionatin maqedonas aktualisht Shkupi mban vendin e 8-të në renditje me 34 pikë pas 30 ndeshjesh. Ndërkohë rrezikojnë edhe mbijetesën pasi janë vetëm 7 pikë larg vendit të 11-të, poazicion që beie nga kategoria.