ZYRTARE/ Mentor Mazrekaj nuk e mendon tërheqjen, ish-i i Partizanit prezantohet te kampionët

Mentor Mazrekaj është larguar përfundimisht nga Besa e Kavajës, por jo nga Kategoria e Parë. Ish-lojtari i Partizanit është transferuar tek skuadra e Ilirisë që u ngjit këtë vit në të Parën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kategorisë së Dytë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pas një sezoni në Kavajë, Mazrekaj vendosi të largohej.

Njoftimi zyrtar i Ilirisë:

Zyrtare!

KF Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj!

Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë.Sezonin e fundit ne 20 ndeshje ne kategorin e pare autor i 9 golave dhe 5 asist.

I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës.

Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj!

Suksese me fanellën e Ilirisë!

Lajme të tjera |  Jo vetëm Egnatia, sonte zbresin në fushë 2 ekipet tjera shqiptare në Champions League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us