ZYRTARE/ Miqësore përballë “gjigantit” të Evropës, Kombëtarja shqiptare luan në shtator duelin e vështirë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit që kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim.

Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Kombëtarja U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor, pasi Shqipëria është përzgjedhur si një nga vendet mikpritëse të Kampionatit Europian U-21 2027.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Tirana gjen pasuesin e Përgjonit, arrihet akordi me ish-mbrojtësin e Olympiacos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us